Përplasja në miqësore, Partizani merr vendimin për Trashin dhe Starovën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2018 | 22:36

Përplasja në miqësore, Partizani merr vendimin për Trashin dhe Starovën

Përplasja e trajnerit Sulejman Starova me mesfushorin Lorenc Trashi gjatë miqësores të zhvilluar në Antalia ndaj gjermanëve të Berliner, nuk ka kaluar pa pasoja. “Panorama Sport” mëson se në një takim në një nga lokalet e kryeqytetit në Tiranë mes drejtorit Olsi Rama dhe trajnerit Sulejman Starova është marrë vendimi që të dy protagonistët të ndëshkohen me gjobë, ndërsa Trashi, do të transferohet për disa kohë te Partizani B.

olsi-rama-470x247

Gazeta mëson se lojtari është gjobitur edhe pse ka folur për mediat pa lejën e klubit. Shuma e gjobës nuk është mësuar ende, por bëhet fjalë për një shifër të konsiderueshme.

Starova-Trashi-Batha-696x464

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"