Përplasja me Solskjaerin, Raiola zbulon të ardhmen e Pol Pogbasë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2020 | 16:45

Përplasja me Solskjaerin, Raiola zbulon të ardhmen e Pol Pogbasë

Mino Raiola, menaxheri i mesfushorit të Mançester Junajtid, Pol Pogba ka folur në lidhje me të ardhmen e lojtarit të tij, e cila do të vazhdojë të jetë e lidhur me Junajtid deri në fund të sezonit.

SPORT-PREVIEW-Pogba-Solskjaer-Raiola-1024x683

Rajola i siguroi tifozët e Mançesterit se Pogba nuk lëviz nga deri në fund të sezonit, mirëpo ai e la mundësinë e largimit të hapur, duke shtuar se me klubin do të ulet të flasë pas mbarimit të Kampionatit Europian.

Kjo ishte një zbutje e marrëdhënieve të tensionuara që u krijuan përpara merkatos së janarit, pasi Raiola deklaroi se kishte diskutuar në lidhje me mundësinë e rikthimit të francezit te Juventus, deklarate kjo që solli reagimin e trajnerit të “Djajve te Kuq”, Ole Gunar Solskjaer, i cili tha se Pogba është i Junajtid dhe jo i Raiolës.

E menjëhershme ishte përgjigja e Raiolës që tha me ironi se Pogba nuk është pronë e Junaitd duke bërë tifozët Juventinë të ëndërrojnë më shumë.

“Ai është i angazhuar më Mançester Junajtid dhe ne do të flasim me klubin pas kampionatit Europian. Solskjaer reagoi në mënyrë të papërshtatshme në lidhje me një intervistë timen, duke lënë të kuptohet se unë do t’ia ofroja Pogban klubeve të tjera pa lejen e Junajtid,” u shpreh Raiola.

Mesa duket tashme një lloj paqeje është vendosur midis palëve, të paktën deri në merkaton verore, kohë kur njëra ndërmjet tifozerive të Juventusit dhe Mançesterit do të gëzohet dhe tjetra do të hidhërohet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"