Përplasja me Mesin i kushton shtrenjtë, kompanitë e basteve publikojnë kuotat për shkarkimin e Poçetinos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2021 | 18:20

Përplasja me Mesin i kushton shtrenjtë, kompanitë e basteve publikojnë kuotat për shkarkimin e Poçetinos

Pas përplasjes verbale mes Lionel Mesit dhe Mauricio Poçetinos dhe duke njohur peshën e figurës së argjentinasit, tani e tutje në radhët e PSG-së, kompanitë franceze të basteve nuk kanë vonuar që të hedhin në treg kuotat për shkarkimin e Mauricio Poçetinos.

pocetino mesi

Sipas tyre, në gabimin e parë që skuadra parisiene do të gabojë në fushë, aq më tepër në Ligën e Kampioneve ku sivjet e nisën me një barazim demoralizues në Bryzh, Poçetino mund të mendojë të bëjë gati valixhet

. Kjo, edhe për faktin se te PSG-ja ëndërrojnë që ta kenë në stolin e tyre Zinedin Zidanin, tashmë i liruar nga Reali i Madridit, me presidentin Naser Al-Khelaifi që kërkon t’ia grabisë sa më shpejt kombëtares franceze.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"