Përplasja me Korabin për Plakun, kontrata i jep të drejtë Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2017 | 10:01

Përplasja me Korabin për Plakun, kontrata i jep të drejtë Skënderbeut

“Lojtari ka të drejtë të ndërpresë kontratën në mënyrë të njëanshme gjatë muajit janar 2017, duke njoftuar klubin dhe Federatën Shqiptare të Futbollit me anë të një shkrese”. Kështu shkruhet në një nga klauzolat që është vendosur në kontratën e Sebino Plakut me klubin e Korabit.

Sebino Plaku

Sebino Plaku me fanellën e Skënderbeut

“Panorama Sport” ka mundur të sigurojë një kopje të marrëveshjes mes palëve, ku përfshihen disa klauzola, mes tyre edhe prishja e njëanshme e kontratës nga ana e sulmuesit. Tashmë mbetet për t’u parë se si do të zgjidhet kjo situatë, në një kohë që Korabi pretendon se Plaku ka firmosur deri në fund të sezonit. Nga ana tjetër, Skënderbeu bën të ditur se sulmuesi është huazuar te Korabi.

Faksimile kontrata Plaku

Faksimile e pikës së kontratës, ku Plakut i lind e drejta që në janar 2017 të prishë marrëveshjen në mënyrë të njëanshme me Korabin.

Gjasat janë që çështja të shkojë në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF, aty ku do të vendoset përfundimisht për kontratën e lojtarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"