Përplasja, Koke kërcënon Viniciusin: Provo të festosh në ‘Metropolitano’!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2022 | 22:10

Përplasja, Koke kërcënon Viniciusin: Provo të festosh në ‘Metropolitano’!

Derbi mes Atletikos së Madridit dhe Realit do të luhet nesër në mbrëmje (21:00) në “Metropolitano”, por ai ka nisur paraprakisht me deklaratat e atyre që do të jenë “aktorë” në fushë. Ka menduar mesfushori i Atletikos së Madridit, Koke, për t’i vënë “zjarrin” derbit, duke kërcënuar sulmuesin e “Los Blancos”, Vinicius Zhunior.

Screenshot_20220916-2238252

Mesfushori spanjoll është përfshirë në debatin më të fundit në lidhje me festimet e tepruara të Viniciusit në takimin mes Realit dhe Majorkës. Mediat spanjolle kanë ngacmuar Kokenë në lidhje me një festim të mundshëm të ngjashëm të brazilianit nëse do të shënojë në “Metropolitano” (stadiumi ku luan takimet e veta Atletikos). Koke nuk është kursyer aspak, duke ia bërë të qartë brazilianit se do të ketë probleme nëse do të përpiqet të bëjë të njëjtën gjë në derbi.

Duke folur për rrjetin mediatik “Movistar”, mesfushori i “Colchoneros” ka thënë: “Nuk e di se çfarë ka ndër mend të bëjë Vinicius nëse shënon. Unë shpresoj që ai të mos shënojë kundër nesh. Por nëse shënon, ai si çdo lojtar tjetër e zgjedh vetë mënyrën e të festuarit. Por nëse do të kërcejë siç bëri me Majorkën, në rastin më të mirë do të ketë probleme. Kjo është pak, por e sigurt”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"