Përplasja e Gjokës me gazetarët, klubi i Vllaznisë “justifikon” trajnerin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2018 | 21:38

Përplasja e Gjokës me gazetarët, klubi i Vllaznisë “justifikon” trajnerin

Pas ndeshjes me Skënderbeun, Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, ka pasur një përplasje me gazetarët në intervistën pas ndeshjes.

gjokaa

Gjoka i cilësoi ata si jo profesionistë dhe gazetarët i kërkuan atij të tërhiqte fjalën e thënë, por ai refuzoi.

Në këto kushte, gazetarët kanë ndërprerë intervistën dhe trajneri është larguar.

dszxdv-470x267

Disa orë më vonë, klubi shkodran ka dalë me një komunikatë zyrtare në faqen e vet duke u munduar të “justifikojë” në një farë mënyre veprimin e trajnerit Gjoka.

dfgd

Më poshtu reagimi zyrtar i Vllaznisë:

“Klubi i Futbollit “Vllaznia” vlerëson kontributin e gazetarëve dhe medias në Shkodër në dobi të sportit dhe zhvillimit të tij. Çdo herë klubi “Vllaznia”, trainerët, stafi teknik dhe sportistët kanë qenë të gatshëm në komunikim publik me median duke dhënë informacion për vështirësitë dhe sfidat.

Pas përfundimit të ndeshjes me Skenderbeun, si zakonisht traineri i Vllaznisë z. Ernest Gjoka ka qënë i gatshëm ti përgjigjet gazetarëve.

Por sot komunikimi ka qenë i vështirë, ndoshta edhe prej rrethanave të krijuara ditën e sotme.

Kësaj i duhet shtuar edhe situata jo e mirë që po kalon ekipi me dy humbje rradhazi në “Loro Boriçi” dhe pozicionin në renditjen në Supërligë. Të gjitha këto, duhet të kenë ndikuar në reagimin e sotëm të trainerit Gjoka.

Jemi të bindur se ajo që ka ndodhur sot, është vetëm një episod pas një ndeshje sfiduese dhe psikologjikisht të zorshme. Vazhdojmë të kemi bindjen se gazetarët dhe mediat kanë një rol të pazëvendësueshëm për pasqyrimin e punës tonë, duke shpresuar që të gjithë bashkë, shumë shpejt të mbështesim Vllazninë në nivelin ku e dëshirojmë të gjithë.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"