“Përplasja”, Bunjaki: Reagimi i lojtarëve pas telefonatës së De Biazit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2016 | 10:31

“Përplasja”, Bunjaki: Reagimi i lojtarëve pas telefonatës së De Biazit

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki nuk e ka pritur mirë telefonatën që De Biazi u bëri futbollistëve të Kombëtares shqiptare të futbollit.
bunjaku-de-biazi-kryesoreReagimi i tij vjen pas lajmit të publikuar në “Panorama Sport” se De Biazi komunikoi me të gjithë futbollistët kosovarë të Shqipërisë dhe i pyeti çfarë do të vendosin mbi të ardhmen e tyre. Italiani kërkoi të ishte sa më i qartë për projektin që do të nisë me Shqipërinë në kuadër të eliminatoreve të Botërorit, por trajneri i Kosovës mendon ndryshe.
Duke folur për “Koha Ditore”, Bunjaki ka thënë se lojtarët nuk kanë se çfarë të vendosin për deri sa ende nuk ka ardhur vendimi i FIFA-së, nese ata do të kenë të drejtë, apo jo të ndërrojnë kombëtaren.

“Lojtarët janë kontaktuar nga De Biasi për të marrë një përgjigje nëse do të vazhdojnë të luajnë për Shqipërinë.

U është kërkuar qysh dje të vendosin. Vet lojtarët, me disa prej të cilëve edhe kam kontaktuar e kanë ndier veten shumë keq. Mendoj se nuk është në favorin e askujt kjo që ka bërë ai”, ka deklaruar Bunjaki për “Koha Ditore”.
“ Nuk është mirë as për futbollin e Shqipërisë, as të Kosovës e as për vetë futbollistët, pa ardhur një vendim i FIFA-s i cili shumë shpejtë do të vijë e do të sqarojë situatën e gjithsecilit.

Nuk e kuptoj se çka duhet të vendosin lojtarët kur nuk kanë se çka të vendosin, pasi ende nuk kemi marrë përgjigje nëse kanë të drejtë apo jo të ndërrojnë përfaqësuesen”, ka theksuar Bunjaki.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"