Përmirësohet gjendja e Shumakerit? Detaje të reja vijnë për legjendën e Formula 1, shikon garat me miqtë dhe qan kur…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2022 | 22:54

Përmirësohet gjendja e Shumakerit? Detaje të reja vijnë për legjendën e Formula 1, shikon garat me miqtë dhe qan kur…

Për Mikael Shumaker nuk është dëgjuar për gati 9 vite, ndërsa detajet rreth shëndetit të tij mbahen në fshehtësi të plotë.

Michael Schumacher

Megjithatë miqtë dhe familja e tij japin detaje të vogla, që ofrojnë një pasqyrë të shkurtër për jetën e legjendës së F1.

Shumaker pësoi dëmtim të trurit gjatë një aksidenti në Alpe, teksa po bënte ski me djalin e tij Mik në vitin 2013.

Piloti i F1 ra në koma dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë mbi gjendjen e tij. Bashkëshortja e Shumaker, Korina ka vendosur t’i mbrojë privatësinë duke i ofruar një jetë të qetë.

Por disa detaje janë zbuluar rreth tij. Së fundmi është raportuar se ai qan për gjërat e bukura dhe shikon gara F1 me një nga miqtë e tij më të vjetër.

Gruaja e Mikael s’ka dhënë kurrë detaje mbi shëndetin e tij, por në dokumentarin Shumaker rë Netflix, ajo thjesht tha se ai “është ndryshe”.

Djali i kampionit, Mik i cili garon me ekipin e Haas, nuk komentoi kurrë për shëndetin e babait të tij, por tha se do të “hiqte dorë nga gjithçka” për të biseduar me të për F1.

Ndërsa Xhën Todt tregoi se i pëlqen ende të shikojë Grand Prix me Mikael. Todt dhe Shumaker kanë qenë miq prej vitesh. 76-vjeçari ishte një pjesë kyçe e ekipit të Ferrarit që e pa gjermanin të fitonte pesë tituj botërorë nga 2000 deri në 2004.

“Nuk më mungon Mikael, e shoh atë. Po, është e vërtetë, unë shikoj gara me Mikael”, tha Todt për kanalin televiziv gjerman RTL.

“Por sigurisht, mendoj se më mungon ajo çfarë kemi bërë së bashku.”

michael shcummaer

Ish-presidenti i FIA-s tha më parë se si ai “shpreson që bota” do të jetë në gjendje ta shohë përsëri mikun e tij të dashur, duke zbuluar se Shumaker “nuk ka ndryshuar kurrë”.

Ai vazhdoi: “Nuk e lë vetëm, atë, Korinën, familjen e tij, kemi pasur kaq shumë eksperienca bashkë. Ndonjëherë suksesi dhe paratë të ndryshojnë. Por Michael nuk ka ndryshuar kurrë. Ai është kaq i fortë.”

Ndërkohë, burime  pohuan në revistën franceze Paris Match, se Shumaker qan kur sheh bukurinë natyrore.

“Kur e vendos në karrocën e tij me rrota përballë panoramës së bukur të maleve me pamje nga liqeni, Mikael ndonjëherë qan”, thanë ata.

Gjithashtu u raportua në vitin 2015 se Schumacher qan kur dëgjon zërin e gruas së tij Korina dhe fëmijëve, Xhina-Maria dhe Mik.

Mikael është një nga pilotët më të mëdhenj të F1 të të gjitha kohërave, duke dominuar sportin në fillim të viteve 2000.

Ai garoi nga viti 1991 deri në 2006, dhe përsëri nga 2010 në 2012. Gjermani fitoi pesë kampionate botërore me Ferrarin dhe dy për Benetton.

Shumaker doli në pension në vitin 2012, por vetëm një vit më vonë ai u përfshi në një aksident skijimi që ndryshoi jetën ndërsa ishte në aple me Mik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"