Postuar: Shkurt 14, 2018 | 23:04
Përmendi emrat e dy arbitrave për korrupsion, Disiplina dënon Shpëtim Duron!
Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka bërë publike pak minuta më parë vendimet në lidhje me atë çfarë ka ndidhur javën e fundit në futbollin shqiptar në të gjitha kategoritë. Ajo që bie në sy është dënimi me 2 ndeshje dhe 100 mijë lek gjobë e trajnerit të Flamurtarit, Shpëtim Duro, pasi përmendi në konferencën për shtyp emrat e gjyqtarëve Eldorian Hamiti dhe Juxhin Xhaja duke i quajtur ata të korruptuar.
Ja vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës:
- KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.
- FC “Flamurtari” , për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.
- KF “Lushnja”, për sjellje të gabuar të spektatorëve të saj në ndeshje kundër KF “Vllaznia dhe për përsëritje të kësaj shkelje disiplinore, në bazë të Nenit 66/1 të KDS,dënohet me 1 (një) ndeshje pa tifozë në fushën përkatëse.
- Lojtari i KF “Tirana”, Tonny Mawejje, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF “Naftëtari”, Aleksander Jaupi, për lojë të rëndë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.b të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF “Maliqi, Mirald Zacellari, për pështymje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.c të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga aktiviteti.
- KF “Maliqi”, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmerohet se në rast të përsëritjes së shkeljes disiplinore do të jetë subjekt i dënimeve që parashikon Kodi i Displinës Sportive.
- Lojtari i KF “Domosdova”,Paolo Kukli, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF “Porto” U-19, Akileu Ndreca , për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i “S.SH.Pepa”,Mikel Zogu, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- FC “Flamurtari” U-19, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.
- Lojtari i KF “Skënderbeu” U-17, Jurgen Beqiri, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit dhe kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1.d dhe 49/1.a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- FC “Flamurtari” U-17, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.
- KF “Burreli” U-17, për aktivizim të lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të Nenit 54 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me KF “Beslidhja” U-17 e luajtur më datë 11.01.2018,me rezultatin 3 me 0 , zbritjen e 3 pikëve nga klasifikimi dhe gjobë në masën 600.000 (gjashtëqind mijë) leke. Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK “Shënkolli”,Klaudio Pjetrushi dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Klaudio Pjetrushi vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.
- Rrëzimin e kërkesës së KF “Besëlidhja”, si të pa bazuar në dispozitat e Kodit të Disiplinës Sportive dhe Rregullores së Veprimtarisë Futbollstike.
- Shpëtim Duro, për sjellje ofenduese dhe shkelje të parimeve të fair play, duke fyer zyrtarin e ndeshjes gjatë konferencës për shtypi pas ndeshjes Kukësi – Flamurtari të datës 04.02.2018, në bazë të Nenit 56/1; 75; 76/1a) të Kodit të Disiplinës Sportive, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim dhe 100.000 (njëqindmijë) lek gjobë.