Përmbyten fushat, ja lista e klubeve të Kategorisë së Parë dhe të Dytë që janë në hall

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2021 | 9:57

Përmbyten fushat, ja lista e klubeve të Kategorisë së Parë dhe të Dytë që janë në hall

Shtyhet Kategoria e Parë dhe e Dytë. Edhe pse ishte programuar që këtë javë të riniste futbolli inferior, FSHF-ja ka dalë me një vendim të beftë. Shirat e dendur që kanë rënë në të gjithë territorin e Shqipërisë gjatë javës së fundit, kanë përmbytur pjesën dërrmuese të stadiumeve.

Permbysja e fushave

Të vetmet impiante që kanë “shpëtuar”, janë ato me bar sintetik. Të gjitha të tjerat me bar natyral janë rënduar dhe është e pamundur që ekipet të zbresin në fushë për të luajtur javën e 10-të dhe atë të 9-të në të dyja ligat.

Janë të paktën 23 klube që janë vënë në hall, ndaj Komiteti Ekzekutiv ka dalë në këtë vendim. Rifillimi është pezull, pasi gjithçka varet prej kushteve atmosferike.

JA LISTA E KLUBEVE QË JANË NË HALL:

1.BESËLIDHJA

2. FLAMURTARI

3. BURRELI

4. LUSHNJA

5. ERZENI

6. KORABI

7. VELEÇIKU

8. ORIKU

9. TURBINA

10. BESA

11. ADA

12. KËLCYRA

13. PËRMETI

14. TEPELENA

15. SHKUMBINI

16. LUZI

17. SKRAPARI

18. GRAMOZI

19. GRAMSHI

20. ILIRIA

21. SHËNKOLLI

22. SOPOTI

23. ALBPETROLI

LLOGARITË E GABUARA

Nisja me vonesë e sezonit futbollistik në Shqipëri po jep pasojat e veta. FSHF-ja nuk i ka bërë aspak mirë llogaritë me bojkotin që zgjati më shumë se dy muaj. Vendimi që mori Liga Profesioniste, preku edhe Kategorinë e Parë e të Dytë.

Në një kohë që këto kampionate mund të kishin nisur që në fund të gushtit apo në nisje të shtatorit, startuan në nëntor. Duke mos ditur kur do të përmirësohet moti, edhe inferiorja duhet të parapërgatitet për ngjeshje ndeshjesh.

 

ADELA MERKO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"