Përmbysje e çmendur në Kosovë, Ballkanit nuk i bëjnë punë golat e Gripshit dhe Dakut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2020 | 16:25

Përmbysje e çmendur në Kosovë, Ballkanit nuk i bëjnë punë golat e Gripshit dhe Dakut

Në Ipko-Superligën e Kosovës, ditën e sotme është bërë një përmbysje e çmendur në ndeshjen mes Trepça 89 dhe Ballkanit.

TREPCA BALLKANI

Këta të fundit kanë pësuar humbjen e parë në kampionat, teksa ajo ka ardhur në një mënyrë të çmendur. Ekipi nga Suhareka kaloi në avantazh të trefishtë falë golave të Gripshit në minutën e 30’, Krasniqit në minutën e 47 dhe të zakonshmit Daku në minutën e 55’.

Megjithatë kur të gjithë mendonin se Ballkani e kishte fitoren në xhep, Trepça 89 bëri një nga përmbysjet më të mëdha në kampionatin kosovar. Skuadra nga Mitrovica, ia doli të shënojë plotë 4 herë në minutat e mbetura, për të rrëmbyer fitoren në shtëpi.

Ishte Sie, i cili me tripletën e realizuar në minutat 64’, 79’ dhe 93’, i dha fitoren skuadrës mitrovicase, ndërsa goli tjetër u shënua nga Nimani në minutën e 75’. Në këtë mënyrë Trepça bëri një përmbysje, atëherë kur askush nuk e priste dhe i shkaktoi Ballkanit humbjen e parë sezonale.

RENDITJA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"