Përmbysja e Pogradecit ndaj Flamurtarit, Abazaj: Vuajtëm disi prej… gjykimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2020 | 18:26

Përmbysja e Pogradecit ndaj Flamurtarit, Abazaj: Vuajtëm disi prej… gjykimit

Pogradeci mposhti me përmbysje Flamurtarin 2-1, në një ndeshje me të vërtetë spektakolare. Ardjan Abazaj, në fund të takimit, nuk e fsheh gëzimin e fitores e skuadrës së tij:

Abazaj222

“Jam i kënaqur dhe besova deri në fund për këtë fitore, por kur shpërdoron raste, normale që do të vuash. Një vuajtje më vete ka qenë edhe gjykimi, për të cilin unë kam rezervat e mia.

Mua nuk më pëlqen të ankohem për ato, por do t’u lutesha të na lënë të luajmë futboll e të marrim atë që meritojmë. Ekipi ka treguar grintë dhe kjo është ajo që na duhet edhe për më tej”, u shpreh trajneri i skuadrës së Pogradecit pas fitores së tretë radhazi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"