Përmbysja e Elbasanit, ekipi ndez shpresat për mbijetesë

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 12, 2019 | 13:23

Elbasani Kategoria e pare Të fundit

Përmbysja e Elbasanit, ekipi ndez shpresat për mbijetesë

Fitorja e fundit ndaj Ilirisë në stadiumin e Cërrikut i ka dhënë frymëmarrje Elbasanit para ndërprerjes së kampionatit për shkak të ndeshjeve të Kombëtares. Për verdheblutë ishte detyrim marrja e tri pikëve në atë ndeshje, sepse në të kundërt do të shkëputeshin shumë nga rivalët në fundin e tabelës dhe qëndrimi në kategori do të kthehej në një mision të vështirë.

Elbasani

Pavarësisht se elbasanasit pësuan gol shumë shpejt, arritën të përmbysnin gjithçka, duke treguar forcë karakteri dhe dëshirë për të ecur përpara. Pasi kishin marrë fitoren e parë në transfertë, verdheblutë siguruan fitoren e parë edhe në shtëpi, ndonëse nuk luajtën në “Elbasan Arena”.

Në Elbasan e quajnë edhe fitorja e shpresës atë ndaj Ilirisë, pasi presin t’u hapë rrugën të tjera rezultateve pozitive, si në shtëpi ashtu edhe jashtë fushe. Megjithatë, edhe pas kësaj fitoreje skuadra nuk i ka shpëtuar vendit të fundit në klasifikim, por ka rihyrë në “vallen” e mbijetesës. Skuadra e trajnerit Lleshanaku ka nevojë patjetër për përforcime në merkaton e janarit.

Vladimir Mema




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com