“Përmbysja 6-1 nuk harrohet lehtë”, Poçetino para Barcelonës: PSG-ja tani është ekip tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2021 | 17:17

“Përmbysja 6-1 nuk harrohet lehtë”, Poçetino para Barcelonës: PSG-ja tani është ekip tjetër

Mauricio Poçetino mendon se përmbysja e disa viteve më parë 6-1 nga Barcelona kundër PSG-së nuk do të ndikojë aspak në këtë ndeshje. Ai madje e pranon që është diçka historike dhe nuk harrohet lehtësisht.

mauricio-pochettino-cropped_mauricio_pochettino_cropped_1uiutt16uimbr1wonaf6l2is4j

“Është një ndeshje speciale. PSG-ja është gati për të luftuar dhe për të qenë kompetitive. Nuk kam dëgjuar kurrë një trajner që të thotë se skuadra e tij nuk është gati. Këto janë kushtet dhe duhet të luajmë. Përmbysja? Jam shumë i qetë. Kjo është një skuadër ndryshe nga ajo. Sigurisht që diçka e tillë nuk harrohet, por duam të ndërtojmë historinë për të ardhmen.

Mbape? Pres gjithmonë shumë prej tij, por jam i kënaqur me rendimentin. Është e vërtetë që mungesat si Nejmar apo Di Maria janë të rëndësishme. Por kushdo që do të luajë është i karikuar për të bërë mirë. Kam gjetur një grup fantastik futbollistësh, të cilët janë në dispozicion dhe po bëjnë gjithçka për të mirën e klubit. E dimë që Barcelona po kalon një moment pozitiv dhe ka nevojë për kohë”, përfundoi Poçetino.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"