Përmbysi Teutën/ Kush është sulmuesi 18-vjeçar i Partizanit që është stërvitur te ekipet zinxhir të PSG-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2022 | 20:16

Përmbysi Teutën/ Kush është sulmuesi 18-vjeçar i Partizanit që është stërvitur te ekipet zinxhir të PSG-së

Para se të devijonte në rrjetë krosin e ardhur nga Atanaskoski, emrin e Endri Çelajt nuk e kishim dëgjuar në arenën e futbollit tonë. 18-vjeçari ka ardhur te Partizani në këtë verë, pas aventurës me të rinjtë e Mariborit.

Celaj Endri

Ai luan si sulmues dhe mund t’i bëjë të tria rolet e këtij reparti. Çelaj është një lojtar i rritur në disa nga akademitë më të mëdha të Europës. Në vegjëli ai është stërvitur me ekipet zinxhir të PSG-së në Francë, teksa më pas ka kaluar dy sezone me Hellas Veronën në Itali, përpara se të shkonte te Maribori në Slloveni.

Endri Celaj Partizani

Tashmë i riu është bërë pjesë e Partizanit dhe do të tentojë të fitojë sa më shumë minuta në ekipin e parë për të fituar sa më shumë eksperiencë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"