Përleshje mes tifozëve, bilanc “lufte” pas ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2018 | 17:32

Përleshje mes tifozëve, bilanc “lufte” pas ndeshjes

Skënderbeu-Partizani degjeneroi në dhunë mes tifozëve dhe u ndërpre 16 minuta. Për 72 minuta lojë gjithçka ka qenë korrekte në fushë, por këtu gjithçka degjeneron në dhunë, me lojën që u ndërpre dhe dy tifozëritë që nisën të përleshen me njëra-tjetrën. Sapo kaloi minuta e 70-të, tifozëritë nisën të sulmojnë njëra-tjetrën me flakadanë.

stafi

Madje, në sektorin e ultrasve të Partizanit, pati gurë edhe ndaj automjeteve të ambulancës dhe zjarrfikëses, të cilat u detyruan të largohen nga ajo pjesë e pistës. Gurët nga tifozët e kuq nuk u drejtoheshin vetëm mjeteve në pistë, por edhe tifozëve në tribunën B të stadiumit.

policat

Këta të fundit, që ishin vendës, u kundërpërgjigjen me të njëjtën monedhë. Këtu precipitoi gjithçka, pasi 30 stjuartë në të gjithë stadiumin nuk mund të mbanin nën kontroll 5 mijë veta. Vetëm pas 16 minutash përleshjeje dhe shkatërrim stolash në pjesë të ndryshme të stadiumit, situata u normalizua dhe tifozët u rikthyen në tribunat përkatëse.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"