Perlë në Itali, arbitri kërkon ndihmën e VAR-it, por në Serinë B nuk ka… teknologji

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2020 | 23:32

Perlë në Itali, arbitri kërkon ndihmën e VAR-it, por në Serinë B nuk ka… teknologji

Sistemi teknologjik audiovizual që ndihmon gjyqtarët për të korrigjuar vendimet gjatë ndeshjes VAR është kthyer në mani në një ndeshje të Serisë B në Itali.
ascoli_reggiana_arbitro

Gjyqtari i takimit Françesko Meravilja habiti tifozët e pranishëm dhe lojtarët në ndeshjen Askoli-Rexhina teksa anuloi golin e dytë të miqve duke bërë shenjën e VAR-it, por në ato momente duket se ai ka harruar që sistemi teknologjik ende nuk është aplikuar në rangun e dytë të futbollit italian.

Goli i dytë i Rexhinës ishte në pozicion jashtë loje dhe arbitri u kujtua të merrte vendimin përfundimtar vetëm pasi kujtoi se VAR-i nuk ekziston në Serinë B.

Askoli e fitoi takimin me rezultatin 2-1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"