Përlasja mes Luftëtarit dhe Laçit, reagon FSHF: Çështja është në gjykim, ja kur do të merret vendimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2020 | 18:20

Përlasja mes Luftëtarit dhe Laçit, reagon FSHF: Çështja është në gjykim, ja kur do të merret vendimi

Pas përplasjes mes klubeve të Luftëtarit dhe Laçit në lidhje me futbollistin Donald Rapo, dje ka ardhur edhe reagimi zyrtar i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Luftetari-Laci

Zyra juridike në FSHF, përmes drejtorit të saj, Aldi Topçiu, për “Panorama Sport” bëri këtë sqarim: “Kjo çështje është në gjykim. Javën e ardhshme mund të kemi një vendim. Kaq mund të them për momentin”. Ndërkohë, kjo deklaratë konfirmon se lojtari ka bërë padi në FSHF ndaj Luftëtarit, mirëpo nga ana tjetër, vetë klubi gjirokastrit e mohon diçka të tillë.

Të paktën, deri dje në pasdite, vetë presidenti i Luftëtarit, Bekim Halilaj, insistonte se nga institucioni i futbollit shqiptar nuk ka marrë asnjë lajmërim për një padi të mundshme nga lojtari Donald Rapo. Mbetet për t’u parë se si do të vijojë kjo çështje, teksa fillimisht ishte vetë lojtari që më 4 janar shpalli “divorcin” me klubin gjirokastrit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"