Perla e Sejdinit: Dinamon më 1997 e shpëtoja edhe me kamerierët e Lanës…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2020 | 21:02

Perla e Sejdinit: Dinamon më 1997 e shpëtoja edhe me kamerierët e Lanës…

I pyetur për ndarjen e grupeve në vazhdim të kampionatit në vitin ’97, për të cilën është thënë edhe që u bë si skemë për ta shpëtuar Dinamon, Sejdini përgjigjet dhe më tej komenton situatën aktuale me drejtuesit e rinj. “Jo mor, ça për të shpëtuar Dinamon.

sejdini

Unë e kisha deklaruar jo vetëm që do ta shpëtoja, por edhe sikur të merrja kamerierët e Lanës, nëse e kujtoni që ishte mbushur me lokale, do ta shpëtoja. Në atë kohë, nuk kisha vdekur akoma unë! Pastaj Dinamoja kishte emër dhe thithte lojtarë. Mes atyre vështirësive, Dinamoja në atë kohë kishte ambientin kryevepër. Kishim fushën dhe lojtarët nuk munguan asnjëherë, edhe në gjëmën e ’97-ës. Kanë munguar vetëm në periudhën që u ndërpre gjithçka nga shteti.

ilir meta faruk sejdini

Nuk munguan një ditë dhe vinin, me lekë apo pa lekë. Unë në atë kohë e mbaja vetë me rrogat e shtetit dhe nuk e kisha problem fare. Dinamoja është parcelë e rendimenteve të larta. Me emrin që ka, Dinamoja prodhon. Sot më dhemb që Dinamoja është atje. E për çfarë, për një fushë, për dy dhoma zhveshjeje.

sejdini

Dinamoja ngrihet jo me orë, por me sekonda. Drejtuesit e rinj nuk i njoh. Uroj që të mos jenë ekstrem komercial. Pra, është e natyrshme që futbolli në ditët e sotme është bërë komercial, por shpresoj të mos jetë në ekstrem që të rendin pas komercializmit dhe të harrojnë cilësinë dhe rendimentin”, deklaron “Xhaxhi” për “Panorama Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"