Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Berluskonit? Ish-presidenti legjendar i Milanit shtrohet sërish në spital

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2023 | 16:25

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Berluskonit? Ish-presidenti legjendar i Milanit shtrohet sërish në spital

Presidenti i Monzës dhe lideri i partisë “Forza Italia”, Silvio Berluskoni është shtruar sërish në spital.

Berluskoni

86-vjeçari ka shkuar në spitalin “San Raffaele” të Milanos për kontroll dhe është detyruar të shtrohet sërish ku do të kalojë natën.

Ai qëndroi aty përpara disa javësh për 45 ditë, ku u dërgua dhe në terapi intensive, me gjendjen që iu përkeqësua, por më pas Berluskoni doli nga spitali më 19 maj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"