Përjetuan të njëjtën tragjedi, klubi i Çapekoenses solidarizohet me skuadrën braziliane. Ja mesazhi prekës i tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2021 | 17:03

Përjetuan të njëjtën tragjedi, klubi i Çapekoenses solidarizohet me skuadrën braziliane. Ja mesazhi prekës i tyre

Pas kësaj tragjedie ajrore që përfshiu klubin e Palmasit, e cila militon në Serinë D braziliane ku avioni i tyre privat u rrëzua pas një problemi në ngjitje dhe raportohen 6 viktima, 4 lojtarë, presidenti i klubit dhe piloti i avionit.

PALMAS

Mesazhi i parë ishte pikërisht nga Çapekoense, e cila përjetoi të njëjtën tragjedi më 28 nëntor të vitit 2016 ku u raportuan 71 viktima nga ai fluturim ku po udhëtonin drejt Kolumbisë për t’u ndeshur për finalen e Kupës së Amerikës-Jugore.

Çapekoense me anë të një komunikate në rrjetin e saj zyrtar “Twitter”, nuk ka nguruar për të shprehur ngushëllimet për këtë fatkeqësi:

POSTIMI I ÇAPEKOENSES –

“Me trishtim të thellë morëm lajmin e rrëzimit të avionit që i mori jetën lojtarëve dhe presidentit të Palmasit. Fatkeqësisht, ne e dijmë se si është ky moment, është kaq i dhimbshëm dhe i pakapërcyeshëm. Përballë kësaj tragjedie, ne shprehim ndjenjën tonë të forcës dhe solidaritetit tonë të plotë për familjarët, miqtë, shokët e skuadrës dhe tifozët e tyre. Ju nuk do të jeni kurrë vetëm!”


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"