Përjashtohen dy skuadra dhe ndryshon formula e kampionatit, shikoni çfarë ndodh në Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2020 | 23:47

Përjashtohen dy skuadra dhe ndryshon formula e kampionatit, shikoni çfarë ndodh në Kategorinë e Parë

“Bombë” në Kategorinë e Parë, FSHF vendos të përjashtojë për sezonin 2020-2021 dy klube, për shkak se nuk përmbushin asnjë kriter për të vazhduar garën. Dhe bëhet fjalë për dy klube të vjetra të futbollit shqiptar, siç janë Elbasani dhe Erzeni, të cilat do të marrin pjesë në Kategorinë e Dytë sezonin e ardhshëm.

apolonia elbasani

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht nga zyrtarë të FSHF-së së Komisioni i Licencimit ka marrë vendimin që Elbasani dhe Erzeni i Shijakut të zbresin në Kategorinë e Dytë dhe, në këto kushte, duke qenë se mbeten vetëm 16 ekipe, ndryshon edhe formula e kampionatit. Kategoria e Parë do të luhet me një grup të vetëm. Nuk do të ketë skuadra që ndahen në dy grupe (ishte parashikuar që çdo grup të kishte 9 skuadra), por thjesht një kampionat me 16 skuadra. Erzeni dhe Elbasani kanë të drejtë apelimi pas këtij vendimi drastik të Komisionit të Licencimit, por gjasat janë të pakta që situata të ndryshojë.

ARSYET

Nga ana e zyrtarëve të FSHF-së është bërë e ditur për gazetën se Elbasani dhe Erzeni nuk plotësojnë asnjë kriter, por pa e bërë të ditur konkretisht se ku çalojnë këto dy klube. Për Erzenin problematika kryesore ka të bëjë me ekipet e moshave që mungojnë në Shijak dhe ky është një kriter i fortë nga ana e FSHF-së. Për Elbasanin nuk është e qartë pse nuk është licencuar, pasi me stadiumin dhe me ekipet e moshave është në rregull.kategoria-e-pare-470x308-470x308-470x3081-470x3081-470x3081-470x308

NDRYSHIMI I PRITSHËM

Gazeta e kishte bërë të ditur pak ditë më parë se Kategoria e Parë, për shkak të problematikës së theksuar me shumë klube, pritej të përfundonte me një grup të vetëm, edhe pse ndryshimet e strukturës së kampionatit në fakt paralajmërohen kohë më parë. Tashmë FSHF-ja e ka bërë fakt ndryshimin, pra kalimin në një grup të vetëm me 16 skuadra, ndërsa detajet e tjera pritet të saktësohen në vazhdim, kur të zbardhet edhe kalendari i kampionatit të Kategorisë së Parë. Me formulën e re, gara për ngjitjen në Superiore pritet të bëhet edhe më e fortë.

FATJON RUPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"