Përjashtimi nga Lojërat Mesdhetare, peshëngritësit takim të acaruar me drejtuesit e KOKSH

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2018 | 17:16

Përjashtimi nga Lojërat Mesdhetare, peshëngritësit takim të acaruar me drejtuesit e KOKSH

Përjashtimi i sportit të peshëngritjes nga Lojërat Mesdhetare, nga ana e Komitetit Olimpik Shqiptar, ka sjellë edhe reagimin e peshëngritësve shqiptarë. Erkand Qerimaj, Daniel Godelli dhe Briken Calja, që sot janë përballur me drejtuesit e KOKSH.

kuqezinjte peshengritje

Ata i kanë kërkuar drejtuesve të Komitetit Olimpik, në një takim me ta, të kthejnë vendimin dhe t’i lejojnë të garojnë me ekipin kombëtar. Gjatë takimit, tonet kanë qenë të acaruara, deri kur në një moment shkuan edhe në kontakte fizike.

Sportistët kanë paraqitur edhe ftesën që kanë marrë nga organizatorët e Lojërave Mesdhetare që të marrin pjesë në aktivitetin që zhvillohet muajin e ardhshëm në Spanjë. Së bashku me sportistët janë bashkuar edhe trajnerët e tyre, ndërsa kanë mbështetjen edhe të Federatës së Peshëngritjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"