Përjashtimi nga Liga e Europës, vjen reagimi i klubit rus: Vendim i pritshëm, jemi të detyruar…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2022 | 20:21

Përjashtimi nga Liga e Europës, vjen reagimi i klubit rus: Vendim i pritshëm, jemi të detyruar…

Spartak Moska ka qenë “viktima” e parë e vendimit të FIFA-s dhe UEFA-s për përjashtimin e të gjithë ekipeve ruse nga kompeticionet ndërkombëtare. Skuadra ruse duhej të luante javën e ardhshme në Ligën e Europës, por ndeshja me Lajpcig tashmë është anuluar dhe ekipi gjerman do të kalojë pa luajtur mes 8 skuadrave më të mira.

1280_864_max

Një vendim të cilin vetë klubi e ka komentuar si të pritshëm, por ka lënë të kuptohet qe e pranonte, edhe pse nuk ishte dakord me të.

“Ky vendim është i lidhur me pozicionin e organizatave për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Ukrainë.

Vendimi i fundit që është marrë nga UEFA dhe FIFA, edhe pse i pritshëm, është jashtëzakonisht shqetësues. Për fat të keq, përpjekjet që ka bërë klubi ynë në Ligën e Europës janë anuluar për arsye që janë shumë larg objektit të sportit.

Në besojmë se sporti, edhe në kohët më të vështira, duhet të ketë si qëllim që të ndërtojë ura dhe jo t’i djegë ato. Ne jemi të detyruar të zbatojmë një vendim me të cilin nuk biem dakord.

Ne do të përqendrohemi në kompeticionet kombëtare dhe shpresojmë për një arritje të shpejtë të paqes që u nevojitet të gjithëve’, shkruante klubi rus në komunikatën e tij.

PANROAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"