Përjashtimi i Takut, reagon Tirana: Sjellje aspak korrekte, nesër masat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2017 | 18:56

Përjashtimi i Takut, reagon Tirana: Sjellje aspak korrekte, nesër masat

Përjashtimi nga stërvitja i Afrim Takut, padyshim lojtarit më cilësor të Tiranës në sezonin aktual, ka bërë mjaft bujë. Futbollisti ka qenë pika kyçe e lojës së bardhebluve në këtë edicion dhe përplasja e tij me trajnerin Josa, aq më tepër në një moment kaq kritik për sezonin, ishte një “rrufe në qiell” të hapur për klubin.

taku kerciku tirana zevendesim

Tirana ka reaguar sot nëpërmjet një postimi në Facebook rreth asaj që pritet të ndodhë me futbollistin, ndaj të cilit padyshim që do të ketë masë ndëshkimore.

“Afrim Taku për shkak të sjelljes aspak korrekte është përjashtuar dje nga seanca stërvitore. Futbollisti ka thyer rregulloren e brendshme të klubit duke mos u treguar aspak korrekt në komunikimin me trajnerin Mirel Josa para se të niste stërvitja.

Tirana Josa

Taku ka kërkuar shpjegime për arsyet që sollën zëvendësimin e tij nga loja dhe është shprehur se nuk e pranon një gjë të tille. Pas këtij komunikimi aspak korrekt, lojtarit i është kërkuar nga stafi teknik të mos stërvitet. Klubi do të marrë nesër masa për gjithçka ka ndodhur pasi të zhvillohet një takim me lojtarin”, shkruhej në njoftimin e klubit bardheblu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"