Përjashtimi i Shkumbinit nga Komisioni i Disiplinës, reagon Dinamo: Drejtësia vendosi, gjithçka erdhi si pasojë e …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2019 | 17:21

Përjashtimi i Shkumbinit nga Komisioni i Disiplinës, reagon Dinamo: Drejtësia vendosi, gjithçka erdhi si pasojë e …

Komisioni i Disiplinës vendosi të përjashtonte nga çdo aktivitet skuadrën e Shkumbinit, për shykak të dhunës së ushtruar ndaj gjyqtarit Sokol Bebja në sfidën e fundjavës që lamë pas ndaj Dinamos. Gjithashtu u vendos që skuadra kryqytetase ta fitonte takimin në tavolinë me rezultatin 0-3.

DINAMO

Pas publikimit të vendimit, ka reaguar edhe klubi i Dinamos, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, të bërë nga Edmond Muhametaj, ku theksohet se drejtësia u vendos…

NJOFTIMI I DINAMOS:

Drejtësia vendosi, Dinamo fiton 3 pikët në tavolinë në ndeshjen që u luajt ndaj Shkumbinit!
Sapo njoftohemi nga Fshf se Komisioni i Disiplinës i mbledhur ditën e sotme, vendosi t’i japë ekipit tonë fitoren në tavolinë, si dhe zbritjen një kategori më poshtë të Kf Shkumbinit, në bazë të dështimit në përmbushjen e përgjegjësive në organizimin e ndeshjes!
Gjithçka erdhi si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj gjyqtarit Sokol Bebja fundjavën që lamë pas.
Dinamo kështu ka lënë vendin e fundit në klasifikim dhe tashmë gjendet në kuotën e 8 pikëve.

#ForcaDINAMO

Edmond Muhametaj – Zyrtar i FK DINAMO

Më poshtë mund të lexoni vendimin të plotë:

Dinamo5

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"