Përjashtimi i rusëve në Europë, përfiton… fituesja e Kupës së Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2022 | 22:28

Përjashtimi i rusëve në Europë, përfiton… fituesja e Kupës së Shqipërisë

Përjashtimi i Rusisë nga të gjitha veprimtaritë sportive ka sjellë një tjetër përfitim për Shqipërinë. Pas Kombëtares shqiptare, e cila tashmë do të ketë një shans të madh në Ligën e Kombeve dhe pothuajse është e kualifikuar në “play off”-in e Europianit, ato që preken janë edhe klubet shqiptare.

laci vllaznia

Nesër do të luhen gjysmëfinalet e dyta të Ligës së Europës, ku do të dalin edhe finalistët.

Nëse Uest Hemi ose Lajpcigu fitojnë këtë kompeticion dhe në kampionatet e tyre përkatëse renditen në zonën e Europa League, për shkak të zhvendosjes të ekipeve dhe si pasojë e përjashtimit të rusëve, ekipi fitues i Kupës së Shqipërisë do të nisë aventurën europiane direkt në turin e dytë të Conference League.

Aktualisht, Lajpcigu ka fituar takimin e parë me Rejnxhërs dhe është më i avantazhuar për në finale, por nga ana tjetër edhe në kampionatin gjerman ata renditen pikërisht në zonën e Ligës së Europës, ashtu siç duhet që fituesi i Kupës së Shqipërisë të kalojë një tur në Ligën e Konferencës nga shtëpia.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"