Përjashtimi i Erzenit nga kategoria, reagojnë tifozët: Do ishte fatale, federata të mendohet mirë sepse do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2020 | 18:38

Përjashtimi i Erzenit nga kategoria, reagojnë tifozët: Do ishte fatale, federata të mendohet mirë sepse do të…

Pas vendimit të marrë nga FSHF-ja, për përjashtimin e Erzenit nga Kategoria e Parë, për shkak se nuk përmbush asnjë kriter për të vazhduar garën, ka ardhur edhe reagimi i tifozëve shijakas.erzeni lushnja

Në një postim në faqen e tyre, shkruhet se kjo është një përgjegjësi për drejtuesit dhe bashkinë, të cilëve ju është bërë i ditur vendimi për përjashtim prej kohësh, por ende nuk kanë dalë me një reagim. Gjithashtu thuhet se Federata duhet të mendojë mirë për këtë përjashtim, pasi sipas tyre do të ishte fatal.

Reagimi i tifozëve:

“KF Erzeni është njohur me vendimin se ekipi nuk plotëson kushtet për të qene pjese e Kategorisë së Parë. Ky vendim ka ardhur pasi klubi nuk ka dërguar në kohë procedurat e nevojshme të cilat duhet të ishin dorëzuar më datë 31 gusht. Ky problem vë direkt në përgjegjësi drejtuesit e klubit dhe Bashkinë që në këtë moment duhet të merren seriozisht me këtë problem kaq shqetësues. Plot një javë kanë kaluar qe nga marrja e këtij vendimi i cili ende nuk është bërë i ditur nga klubi. Presim ende përgjigjen përfundimtare sakaq kërkojmë nga klubi përfundimin dhe plotësimin e çdo kriteri .
Kjo është e turpshme që një klub me tradita dhe qe i ka dhuruar sportit shqiptar jo vetëm futboll te bukur por edhe lojtare legjendar me të cilët krenohet jo vetëm Shijaku por edhe futbolli Shqiptar.
Federata duhet te mendohet mirë përpara se te mare vendimin e rrëzimit të Erzenit pas shumë baltosesh do vijë patjetër edhe një reagim qe do ti kushtoje shtrenjtë jo vetëm vendimmarrësve por edhe drejtuesve më të lartë te federatës.
Tifozët Shijakas kanë qenë më të zjarrtit e Kategorisë se Pare duke mbushur dhe stadiumet kundërshtare ndaj ne Kategorinë e Dytë do te ishte fatale jo vetëm për imazhin e klubit por edhe imazhit qe do t’i përcillet sportit shqiptar me skandalet qe do t’i pasojnë.

NE JEMI ME ERZENIN PËRTEJ CDO KATEGORIE NE JEMI KUDO PËR TY ERZEN

FEDEGJENERATA KI KUJDES!”

 

j

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"