Periudhë lamtumirash, heroi i Kroacisë në Botëror zyrtarizon largimin nga kombëtarja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2018 | 14:36

Periudhë lamtumirash, heroi i Kroacisë në Botëror zyrtarizon largimin nga kombëtarja

Ditët e fundit kanë qenë të mbushura me largime tek kombëtarja e Kroacisë. Pasi arritën të shkojnë deri në finale të Botërorit, por pa mundur ta fitojnë atë, këtë javë ishin Vedran Çorluka dhe Mario Manxukiç, që i dhanë lamtumirën kombëtares kroate.

kroacia

Por, ditën e sotme largimin e ka zyrtarizuar edhe portieri hero në këtë Botëror, Danijel Subasiç. 33-vjeçari largohet pas 44 ndeshjesh me kombëtaren. Ai e ka nisur karrierën tek Zadari në Kroaci, ndërsa më pas kaloi tek Hajduku i Splitit. Që nga viti 2012, ai është pjesë e kombëtares së Monakos.

Subasiç, përveç shumë penalltive të pritura, në Rusi u bë i njohur edhe për faktin që poshtë fanellës, luante me bluzën e mikut të tij futbollist, të ndarë nga jeta në mënyrë tragjike pas përplasjes me një mur betoni, teksa të dy kanë qenë shokë skuadre.

subasicc

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"