Periudhë kyçe për Ikardin, 10 ditët e së vërtetës

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Shtator 9, 2018 | 16:17

Periudhë kyçe për Ikardin, 10 ditët e së vërtetës

Rikthimi me Argjentinën, rikthimi te goli në Serinë A, debutimi në Champions. Me mendjen edhe te rinovimi me Interin. Janë ditë të nxehta ato të Mauro Ikardit, që mes Amerikës e Milanos ndodhet në një moment vendimtar të karrierës së tij. Përpara së gjithash është kombëtarja, me të cilën sulmuesi nuk ka pasur asnjëherë një raport pozitiv.

ikardii

Sampaoli e përjashtoi nga Botërori, por duket se trajneri i ri, Skaloni, e ka vendosur në qendër “Seleccion”-it të ri. Për fat të keq zbarkoi në Los Anxhelos me dëmtimin në kofshën e djathtë: Mauro dëshironte të ishte me çdo kusht, u stërvit veçmas grupit për disa ditë, ndërsa tani u është ribashkuar shokëve të skuadrës. Të martën në mbrëmje në Nju Xhersi, Argjentina do përballet me Kolumbinë. Dhe për Ikardin do jetë momenti i duhur për të dhënë disa përgjigje përpara rikthimit në Itali.

SERIA A, CHAMPIONS, RINOVIMI… – Nëse shqetësimi do ketë kaluar, Spaletit do i duhet të vendosë nëse do e rrezikojë apo jo në kampionat, në takimin e së shtunës pasdite kundër Parmës në “San Siro”. Ndoshta do jetë një pjesë loje, edhe për të evituar një statistikë për të negative, që kurrë nuk e ka shoqëruar gjatë viteve në Itali: zero gola pas 4 javësh. Ndërkaq, po afron edhe një turne për tërësisht i ri: Champions-i. Që, pas 15 ndeshjeve dhe 6 golave në Ligën e Europës si zikaltër (përfshi paraeliminatoret), është prova e pjekurisë.

ikardi

Të martën më 18 shtator “San Siro” do jetë plot dhe Mauro do ketë menjëherë përballë Totenhemin. Janë ditë vendimtare, megjithatë, edhe për rinovimin. Bisedat mes klubit dhe përfaqësuesve të Ikardit vazhdojnë. Sot argjentinasi fiton 4,5 milionë euro neto në vit dhe ka një kontratë që i skadon në 2021-shin: drejtuesit ofrojnë një pagë mes 5 dhe 6 milionëve dhe zgjatjen e akordit deri në 2023-shin. Në tryezën e konsultimeve të fundit ka pasur edhe bonuse: menaxherët e Mauros kërkojnë shumë, Interi dëshiron të sigurohet që vetëm një sezon i jashtëzakonshëm të justifikojë rritjen e pagës. Tre fronte: Champions, kampionat e rinovim. 10 ditë të nxehta.





www.minuta90.com