Periudhë e errët për mesfushorin brazilian në Angli, “i padëshiruari” i Alegrit luan për skuadrën e U-21

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2022 | 15:16

Periudhë e errët për mesfushorin brazilian në Angli, “i padëshiruari” i Alegrit luan për skuadrën e U-21

Mesfushori brazilian, Artur Melo, duket se po kalon një periudhë të errët pas transferimit në formë huazimi te Liverpuli.

artur

Ai ka vetëm disa javë që ka firmosur me “Të Kuqtë”, por duket se Jurgen Klop nuk e shikon më në planet e tij. Madje disa ditë më parë, ai kishte kërkuar dhe ndërprerjen e kontratës së huazimit me Juventusin.

Së fundmi, braziliani ka luajtur për 90 minuta me skuadrën U21 të Liverpulit, gjë që duket se e bën akoma dhe më të errët aventurën e tij në Angli, me vetëm disa javë atje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"