Periudha e izolimit, Armando Broja flet për faqen zyrtare të Çelsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2020 | 16:54

Periudha e izolimit, Armando Broja flet për faqen zyrtare të Çelsit

Sulmuesi shqiptar që aktivizohet me të rinjtë e Bluve të Londrës, Armando Broja ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të këtyre të fundit.

Broja

Në intervistën e dhënë, 18 vjeçari Broja ka folur për kohën në izolim, duke treguar se stërvitet shumë, po mëson të gatuajë, aplikacioni që përdor më së shumti është Instagrami dhe loja që luan më shumë është “Call of Duty”.

Armando Broja

Aplikacioni- Kam përdorur shumë Instagramin. Të shohësh të gjithë ata që postojnë sfidën “Qëndro në shtëpi” është lezetshëm. Gjithashtu kam parë në Instagramin e Çelsit se klubi ka lejuar punonjësit e Shërbimit të Shëndetit Kombëtar të qëndrojnë në hotelin e tij, gjë e cila është e mrekullueshme.

broja5

Loja që ke luajtuar më së shumti- “Call of Duty” dhe “Warzone” që është një betejë e re e kësaj loje, e cila të jep mundësinë të luash me shokët në një skuadër prej 3 personash kundër të tjerëve. Kam luajtur gjithashtu “Grand Theft Auto”. E di që është një lojë e vjetër, por është me të vërtetë e bukur.

Stërvitja- Stërvitem shumë në këto kohë që jam në shtëpi, sepse është mënyra më e mirë për të qëndruar në formë dhe të rikthem i fortë kur të fillojnë ndeshjet. Ndihmoj gjithashtu mamanë në gatim, gjë e cila është më e vështirë sesa mendoja, por me të vërtetë diçka e bukur për ta mësuar.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"