Perisiç si Mesi dhe Mbape: Radhën e ka Brazili…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2022 | 22:00

Perisiç si Mesi dhe Mbape: Radhën e ka Brazili…

“Mosha është një numër”, një frazë që nuk mund të përkufizojë vetëm Kristiano Ronaldon dhe Lionel Mesin në spektrin e futbollit. Këtë e dëshmon më së miri Ivan Perisiç.

Perisic

Edhe pse mediat e kanë vendosur në qoshe të arritjeve individuale me përfaqësuesen, ai serish i mori të gjitha përgjegjësitë mbi shpatulla për t’i dhënë udhë barazimit, i cili më pas do të vulosej me pritjet fantastike te Livakoviç. 33-vjeçari me rrjetën në portën e Gonadës ka mbërritur në kuotën e 10 përfshirjeve në gol përgjatë 14 dueleve të fundit në Botërorë më përfaqësuesen ballkanase.

Vetëm Mesi dhe Kiljë Mbape kanë bërë më mirë se ai nga “Brazil 2014”, konkretisht “Pleshti” argjentinas mban vendin e parë në këtë shifër takimesh me 8 finalizime dhe 4 asiste, ndërsa “ninxha” transalpine qëndron një shkallë më poshtë me 11 konkretizime të përfunduara me gol (9 gola dhe 2 asist).

Gjithashtu vlen të theksohet se anësori i Totenhem nuk u ndal me kaq, pasi rrjeta në fjalë e shkroi emrin e tij me germa të arta në radhët e përfaqësueses, e përkthyer si futbollisti që shënon më shumë me ngjyrat e Kroacisë në një kompeticion kaq madhor, 10 të tillë, një më shumë se Davor Suker në kuotën e 9 finalizimeve. Objektivi i radhës do të mbart peshë dhe përgjegjësi akoma më të rëndë, i vetëquajtur “zot i futbollit”, Brazili në çerekfinale.

Duel jo vetëm për të kaluar statistikat aktuale, por edhe ato kolektive. Nuk mund të mungonin edhe fjalët e njërit prej heronjve në “Al Janouh Stadium”: “Një betejë kundër një ekipi të fortë. Ata e treguan kundrejt Spanjës dhe Gjermanisë. Ne ishim të përgatitur, tani radhën e ka Brazili”, pohoi duke qeshur sulmuesi Ivan Perisiç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"