Perisiç ka “humbur”, Spaleti e “ndihmon” me formacionin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2018 | 9:39

Perisiç ka “humbur”, Spaleti e “ndihmon” me formacionin

Nga Botërori rus, ku me Kroacinë shkëlqeu, është kthyer një tjetër lojtar: Ivan Perisiç nuk është, momentalisht, “Ivani i Tmerrshëm”. Krahasuar me 11 ndeshjet e para të kampionatit të kaluar (por ka luajtur më pak minuta, 779 kundër 990), sulmuesi ka përparuar vetëm në aspektin e krosimeve (63 me 54).

ivan perisic

Por, nuk shënon prej dy muajsh (1 shtatori, në Bolonjë) dhe është ndalur në dy gola (nga 4 në 11 javët e një sezoni më parë); qëndron prapa në asiste (2 me 5), goditje në portë (8 me 12), goditje totale (31 me 37), raste të krijuara (19 me 27) dhe driblime të sakta (8 me 11). Ndoshta edhe për këtë Spaleti po vendos të kalojë te moduli 4-3-3, për ta pasur më pranë zonës

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"