Përgjysmohen pikët në fazën e tretë, ja çfarë thotë rregullorja e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2018 | 16:14

Përgjysmohen pikët në fazën e tretë, ja çfarë thotë rregullorja e Kategorisë së Parë

Një vit më parë, FSHF vendosi të ndryshonte skemën e kampionatit të Kategorisë së Parë duke e bërë me tre faza. Pas dy të parave, ekipet ndahen në dy minigrupe me nga pesë ekipe në fazën e tretë, ku në grupin e parë luhet për ngjitjen në Superiore dhe në grupin e dytë për t’i shpëtuar rënies në Kategorinë e Dytë.

Ky është viti i dytë që aplikohet një skemë e tillë në kampionatin e Kategorisë së Parë. Gazeta sjell edhe një herë rregulloren e re të garës, si ndahen grupet, përgjysmimin e pikëve dhe çfarë parashikohet për ngjitjen dhe zbritjen nga kategoria.

kategoria-e-pare-470x308

-Në fund të fazës së dytë (mbyllet këtë fundjavë), ekipet ndahen në dy minigrupe, pesë të parat që luajnë për ngjitjen në Superiore dhe pesë të dytat që luftojnë për mbijetesë.

-Të gjitha ekipeve pjesëmarrëse u përgjysmohen pikët pas dy fazave të para. Nëse një skuadër ka numër tek, pika e mbetur pas përgjysmimit, i shtohet ekipit. Në këtë mënyrë, pas dy fazave të para me aplikimin e përgjysmimit të pikëve, ngushtohet diferenca mes skuadrave.

-Për fazën e tretë ka një skemë të përcaktuar dhe, pas dy fazave të para, zbardhet edhe kalendari. Ekipet luajnë tetë ndeshje me sistem vajtje-ardhje, një minikampionat brenda grupit.

-Në fund të kampionatit, ekipet e renditura të parat në 5-shen e grupit A dhe B, ngjiten automatikisht në Superiore.

-Në fund të kampionatit, ekipet që renditen në vendet e fundit në 5-shen e dytë në Grupet A dhe B, bien menjëherë në Kategorinë e Dytë.

-Skuadra, që renditet në vend të 4-t në 5-shen e dytë në Grupin A, luan një sfidë “play-out”-i me ekipin e parafundit të Grupit B të Kategorisë së Dytë. Ndërsa, skuadra e 4-t e 5-shes së dytë në Grupin B, luan “play-out” me ekipin e parafundit në Grupin A të Kategorisë së Dytë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"