Përgjigjia e KAS-it për merkaton, ja kur “skadon” pritja për Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2020 | 16:17

Përgjigjia e KAS-it për merkaton, ja kur “skadon” pritja për Partizanin

Partizani ka një muaj që sytë e veshët i mban nga KAS-i i Lozanës, nga ku pret përgjigjen për anulimin e vendimeve prapavepruese të dënimit që FIFA ka dhënë për çështjen “Çinari”. Në fillim të procesit të apelimit “demat” ishin optimistë se përgjigjja, cilado të ishte, pozitive apo negative, do të mbërrinte në mes të gushtit.
AFP_DF4QV
Por gushti ia ka lënë vendin shtatorit dhe pritja e përgjigjes nga KAS-i po kthehet në institucion te Partizani, vonesë e cila ndikon direkt në punën për ndërtimin dhe përgatitjen e dy skuadrave, Partizani dhe Partizani B, për sezonin e ri. 48 orët e ardhshme mund të jenë vendimtare, pasi shpresohet që të marrë fund ankthi i pritjes. Nëse të kuqtë marrin lajme pozitive, gjë e cila u jep mundësi të bëjnë përforcime, Partizani ka mundësi të rikuperojë mangësitë. Nëse përgjigjja vjen më vonë, mbase nuk do të vlejë, pasi dihet se nga e hëna e në vazhdim hyhet në javën e përgatitjes së ndeshjes së javës së parë të kampionatit, që e nisin në transfertë me Kastriotin. Të kuqtë kanë arritur në atë pikë sa duan thjesht një përgjigje, pavarësisht kontekstit që do të ketë, në mënyrë që të përcaktojnë korsinë që do të ndjekin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"