Përgjigje e duhur, Kastrioti tregon se koronavirusi nuk e ka dobësuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2020 | 15:01

Përgjigje e duhur, Kastrioti tregon se koronavirusi nuk e ka dobësuar

Trajneri i Kastriotit Ramadan Ndreu mori përgjigjen e duhur nga skuadra e tij në testin miqësor të zhvilluar sot në Kamzë kundër Shënkollit U-19.
kastrioti
Megjithëse, krutanët nuk e nisën mirë takimin, teksa u ndëshkuan 14 minuta pas fillimit të takimit nga Dajia. Megjithatë, kryesuesit e grupit A të Kategorisë së Parë ia dolën të barazonin rezultatin në fund të pjesës së parë me Bashën.

8 minuta nga fillimi i pjesës së dytë, nigeriani Henri Okebugvu kaloi në epërsi Kastriotin. Krutanët arritën ta administronin si duhet takimin deri në fund.

Kastrioti është pretendenti kryesor në grupin A të Kategorisë së Parë për t’u ngjitur në Superiore sezonin e ardhshëm.

MIQËSORE E ZHVILLUAR SOT NË ORA 10 NË KOMPLEKSIN E KAMZËS:

FT: KASTRIOTI 2-1 SHËNKOLLI U-19

GOLAT: Basha 44′ , Okebugu 52′ / Dajia 14′

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"