“Përgjegjësi e madhe të jesh trajner i Kukësit”, prezantohet Skënder Gega: Të fillojmë menjëherë punën për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2022 | 12:42

“Përgjegjësi e madhe të jesh trajner i Kukësit”, prezantohet Skënder Gega: Të fillojmë menjëherë punën për…

Pas arritjes së marrëveshjes, Skënder Gega është prezantuar ditën e sotme në ambjentet e stadiumit “Kukës Arena” si trajner i ri i Kukësit. Tekniku i cili i dha fund aventurës së tij me Skënderbeun, tha në konferencën për shtyp se është një përgjegjësi e madhe të jesh pjesë e verilindorëve dhe se klubi të jetë konkurrues dhe solid:

GEGA

Kukësi – “Unë kam qenë pjesë e Kukësit, por jo në një periudhë të mirë, jo të Kukësit, por e imja. Është një fjalë që shansin e parë ta shfrytëzosh dhe të mbeten marrëdhëniet e mia që edhe një herë të vijë shansi i dytë. Është përgjegjësi e madhe, ndihem shumë i respektuar. Me punë dhe me korrektësi profesionale asgjë nuk na mungon që Kukësi të shkojë atje ku e meriton.”

Investimet – “Nuk është sekret, përfshirë investimin kolosal për këtë stadium. Kukësi është larg Tiranës, siç është Korça, Saranda apo Vlora. Infrastruktura dhe mbështetja financiare e Kukësit nuk mungon për çdo futbollist profesionist që të vijë këtu.”

Bisedimet – “Çdo gjë do të bisedohet me klubin. Do të ulemi me drejtuesit për të gjetur ku është më e mira. Të shohim me klubin me detaje të shohim grupet që do të jenë. Grupi që vazhdon ta ketë kontratën, ai grup që i ka mbaruar kontrata dhe pjesa tjetër se cili do të vijë.”

Kupat e Europës – “Shpresoj që ne nesër të jemi pjesë për Kupat e Europës, të fillojmë punën për të qenë një klub solid dhe me shumë pretendime.”, përfundoi Skënder Gega.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"