“Përgëzoj Milanin për titullin e parë pas 10 vitesh”, Alegri: Zili Piolin? Ka marrë vetëm 4 pikë më shumë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2022 | 13:41

“Përgëzoj Milanin për titullin e parë pas 10 vitesh”, Alegri: Zili Piolin? Ka marrë vetëm 4 pikë më shumë…

Juventusi do të ndeshet në transfertë me Milanin në javën e nëntë të Serisë A, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë fitoren. Në konferencën përpara medias, trajneri i bardhezxinjve, Masimiliano Alegri, u shpreh se skuadra e tij nuk duhet të bëjë më gabime dhe të arrijë fitoren.

ALEGRI 1

Si do të merreni me këtë Milan? – Është Milan-Juventus. Ne do të ndeshemi kundër kampionëve të Italisë dhe do të jetë më e vështire së ndeshjet e tjera, sepse ata vijnë nga një disfatë e keqe në Londër dhe duan që ta harrojnë. Do të jetë një ndeshje e mirë, një nga ato sfida me një stadium të mbushur plot. Do të jenë të gjitha mundësitë për të bërë mirë.

Ndikon ndonjë faktor në ndeshjet jashtë, duke parë rezultatet? – Deri tani nuk kemi fituar ende. Shpresoj që e para të vij në ndeshjen e nesërme. Ne të gjithë shpresojmë kështu dhe të gjithë jemi gati që të luajmë.

Milik dhe Bonuçi? – Bonuçi do të rikthehet. Ka ende shumë stërvitje për të bërë, por do të rikthehet. Milik është shumë më mirë. Ka ende 24 orë kohë dhe ai duhet të jetë i gatshëm për të luajtur, gjithsesi për të do të vendos mes mbrëmjes së sotme dhe mëngjesit të nesërm.

Si ndaloi zinxhiri i krahut të majtë të Milanit? – Ata krijojnë shumë, është normale që në fushë është e vështirë të luash kundër tyre. Ata vërtet që e pëlqejnë atë lloj lojë, gjë që është shumë e mirë.

Test personaliteti? – Nëse marrim rezultatin që duam atëherë e kemi kaluar. Nëse bëjmë një performancë të mirë, por rezultati nuk do të jetë i tillë, atëherë nuk do e kalojmë.

E keni zili Piolin? Çfarë bën Milani më mirë se ju? – Ai po bën mirë vetëm se ka katër pikë më shumë se ne. Unë mundem vetëm ta përgëzoj Piolin, për punën që ka bërë, për titullin të cilin Milani nuk e kishte fituar për 10 vite. Numrat janë të gjitha në anën e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"