Përgatitjet te Tirana, stërvitja rinis me mungesa. Ahmataj shton “marshin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2019 | 10:07

Përgatitjet te Tirana, stërvitja rinis me mungesa. Ahmataj shton “marshin”

Tirana mbyll pushimet e shkurta. Skuadra ka rinisur përgatitjet dje afër mesditës, me një seancë që zgjati më shumë se dy orë. Mungesat ishin të pashmangshme, kur dihet që tre lojtarë janë grumbulluar prej Kombëtareve të moshave. 

julian ahmataj

Periudha e pauzës i ka ardhur si me porosi Julian Ahmatajt, i cili ka shansin të njohë mbi të gjitha më mirë ekipin dhe të ndreqë gabimet e shfaqura kryesisht në barazimin me Vllazninë.

Brenda javësh është programuar edhe videoanaliza, ndërsa fundjava do të shoqërohet me një miqësore. Kohë për relaks nuk ka, pasi kalendari është një “malore”.

Kampionati rinis me Skënderbeun dhe vijon me Kukësin dhe Partizanin. Grupi do të jetë më i plotë në javën e 13-të, pasi kthehen të pezulluarit Torasa me Hoxhallarin dhe është rikuperuar në masën 100% Hasani.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"