Përgatitjet shkojnë “ok”, Vllaznia dhe Bylis “shtrëngojnë duart” në “paqe”

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 16, 2020 | 15:55

Bylis FB Kategoria Superiore Kryesore, Superiore LAJMI KRYESOR Të fundit Vllaznia

Përgatitjet shkojnë “ok”, Vllaznia dhe Bylis “shtrëngojnë duart” në “paqe”

Vllaznia dhe Bylisi ndalen në paqe 0-0 në testin e sotëm miqësor të zhvilluar në Cërrik.

miqesore

Shkodranët dhe ballshiotët nuk arritën të gjenin rrugën drejt rrjetës duke mbyllur takimin në paqe 0-0. Paraqitje e sotme i ka ndihmuar trajnerët të dy skuadrave respektive Mirsa Jonuzin (Vllaznia) dhe Veljko Dovedan (Bylis) të zgjidhin pikëpyetjet e fundit përpara rikthimit të kampionatit javën e ardhshme.

Të dyja skuadrat kanë bilanc pozitiv gjatë kësaj faze përgatitore: Vllaznia 2 fitore (ndaj Pogradecit 1-0 dhe Strugës 2-0) dhe 1 barazim (Bylis 0-0), ndërsa Bylis 2 barazime (Apolonia 2-2, Vllaznia 0-0) dhe një fitore ndaj Albpetrolit (4-1).

Vllaznia e nis 2020 me përballje ndaj Flamurtarit në Shkodër në datën 21 janar, ndërsa Bylis udhëton drejt kryeqytetit për të luajtur kundër Tiranës një ditë më pas.

Vllaznia-Bylis 0-0
Ora 13:30
Cërrik

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com