Përgatitjet për takimin me Tiranën, Skënderbeu me shumë mungesa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2018 | 16:30

Përgatitjet për takimin me Tiranën, Skënderbeu me shumë mungesa

Skënderbeu ka filluar ditën e djeshme përgatitjet nga Korça në prag të transfertës me Tiranën, që do të luhet fundjavën e ardhshme më 25 nëntor. Nën urdhrat e trajnerit Shehi ekipi është paraqitur mesditën e djeshme, duke zhvilluar një seancë të lehtë me ushtrime rikuperimi për të tonifikuar muskujt e çlodhur nga ditët e pushimit.

skenderbeu

Në daljen e parë Skënderbeu ka pasur mungesa, ku një pjesë e mirë e titullarëve janë ende me leje nga klubi dhe pritet të bashkohen në ditët në vijim. Në të tilla kushte pritet që vetëm nesër seanca të gjejë Skënderbeun më të plotë, pavarësisht se do ketë sërish  mungesa prej Kombëtareve, pikërisht për lojtarë si Aliti te Kosova dhe Demte tek Etiopia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"