Përgatitjet për sfidën ndaj Laçit, Partizani pa asnjë portier në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2019 | 17:42

Përgatitjet për sfidën ndaj Laçit, Partizani pa asnjë portier në stërvitje

Partizani ka marrë tri ditë pushim pas barazimit 1-1 në Vlorë, pasi këtë fundjavë kampionati është i ndërprerë. Pjesa dërmuese e lojtarëve po e shfrytëzojnë këtë pushim për të qëndruar pranë familjeve të tyre, por ka edhe nga ata që janë të angazhuar. 4 futbollistë të Partizanit janë të grumbulluar me ekipet kombëtare.

Partizani portieret

Nesër kampionët e vendit zbresin në fushë për të nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës, ku pas 10 ditësh presin Laçin në kryeqytet. Trajneri Lerda nuk do ta ketë të plotë grupin këtë javë, pasi katër lojtarë janë me kombëtaret dhe disa të tjerë në fazë rikuperimi.

Por, problemi më i prekshëm këtë javë mbetet porta, pasi stafi teknik nuk ka prezent asnjërin nga tre portierët e skuadrës. Arsyet dihen: Alban Hoxha është i grumbulluar nga Kombëtarja për dy ndeshjet e fundit eliminatore në grup, me Andorrën dhe Francën dhe vetëm javën tjetër mund të bashkohet me grupin; Livjo Malaj është i angazhuar me Kombëtaren U19, e cila sot nis turin kualifikues në Belgjikë;

Ndërsa portieri Aldo Teqja mungon që nga e shtuna e 5 tetorit, ku pësoi edhe një aksident, ku ra nga kati i gjashtë i ballkonit të shtëpisë së tij. Në këto kushte, gjatë kësaj jave i bie që stafi të marrë portierë nga moshat ose Partizani B, në mënyrë që përgatitjet të mos kushtëzohen nga mungesa e “gardianëve”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"