Përgatitjet për sfidën e Kupës ndaj Dinamos, Tirana projekton rezervat. Zbulohet arsyeja pse derbi do të luhet në Elbasan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2021 | 8:57

Përgatitjet për sfidën e Kupës ndaj Dinamos, Tirana projekton rezervat. Zbulohet arsyeja pse derbi do të luhet në Elbasan

Tirana e ka vendosur dhe me shumë mundësi do të luajë me rezervat në sfidën e Kupës së Shqipërisë ndaj Dinamos. Bardheblutë janë mundur në takimin e parë me rezultatin 2-0 dhe duan të përmbysin rezultatin.

SEFERI SILJANOVSKI DINAMO TIRANA

Gjithsesi, derbi do të spostohet në Elbasan, sepse “Air Albania” pas Andorrës nuk do të lejojë më të luhen takime në fushën e stadiumit të ri. Dy derbet e mëparshme janë zhvilluar në “Air Albania” dhe secila nga skuadrat ka fituar nga një 90-minutësh.

FORMACIONI – Ka ditë që Shehi po i mendon të dyja alternativat, titullarët dhe rezervat, e me shumë mundësi do të ruajë skuadrën e fundjavës, ndërsa në mesjavë mund të aktivizojë një skuadër mikse.

Gjithsesi, kjo mbetet për t’u parë. Si fillim, në mbrojtje Tirana duhet të gjejë qendrorin, i cili me shumë mundësi do të jetë Gentian Muça në vend të Hoxhallarit, që është i pezulluar.

Ngoja nuk luan, ndërsa pritet të ketë vend për Hotin dhe dyshen BeshirajGjumsi. Ky i fundit, titullar në sfidën me Dinamon në kampionat. Mesfusha nuk ndryshon, ndërsa Xhixha e Seferi janë të paprekshëm, por në kampionat.

Me një llogari të thjeshtë, Tirana luan në Kupë në portë me Bekajn, në mbrojtje me Toshevskin, Behiratçen, Muçën, Përgjonin, në mesfushë Najdovski, Toli, Hoti, Beshiraj, Gjumsi e Xhixha. Shans mund të kenë dhe Zhivanaj, Nuriu e ndonjë sportist tjetër. Tirana duhet të fitojë me tre gola diferencë që të kualifikohet në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë.

KTHIMET – Tirana do të luajë me Dinamon dhe Kukësin në kampionat, ndërsa për bardheblutë në Kupë si fillim do të ketë mungesa. Hoxhallari që është me ekipin kombëtar, nuk luan sfidën e dytë me Dinamon. Ai luan në kampionat. Po kështu, Tirana do të ketë dy armë më shumë.

Do të kthehen nga pezullimet Ngo dhe Toli. Të dy janë gati për sfidën me Dinamon. Anglezi, nga ana tjetër, nuk është se ka kaluar ditë të mira për shkak të problemeve familjare, ndërsa skuadra është munduar që ta qetësojë. Futbollisti ka qenë për disa ditë pushim.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"