Përgatitjet për Luftëtarin, formacioni i Partizanit varet nga… Kombëtarja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2018 | 19:32

Përgatitjet për Luftëtarin, formacioni i Partizanit varet nga… Kombëtarja

Prej tri ditësh, Partizani ka nisur punën për ndeshjen e radhës, ku më 21 tetor presin Luftëtarin në kryeqytet. Të kuqtë janë përgatitur edhe të dielën, por gjatë kësaj periudhe trajneri Gega nuk e ka të plotë grupin, pasi pesë lojtarët janë të grumbulluar nga ekipet kombëtare.

Partizani

Momentalisht, është herët për të folur për formacionin anti-Luftëtar, ndonëse të kuqtë kanë krijuar një formulë fituese në javët e fundit. Formacioni për të dielën varet edhe nga gjendja që do të kenë lojtarët e grumbulluar me ekipin Shpresa, Esat Mala dhe Rubin Hebaj, pasi dihet se goditjen e parë e kanë marrë me dëmtimin e portierit Hoxha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"