Përgatitjet për Kukësin, Daja leksion me video lojtarëve të Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2020 | 12:48

Përgatitjet për Kukësin, Daja leksion me video lojtarëve të Skënderbeut

Skënderbeu po i jep dorën finale përgatitjeve dhe pak nga pak ekipi po përshtatet për kushte loje.Skenderbeu goli

Ilir Daja, ditën e djeshme, ka marrë DVD e ndeshjeve të fundit të Kukësit për të analizuar me kujdes kundërshtarin.

Duket se trajneri i Skënderbeut do të përqendrohet më shumë te takimi i fundit që kuksianët kanë luajtur ndaj Vllaznisë për të parë se si kanë ndryshuar në fushë veriorët me uljen e Shehit në pankinë.

Padyshim që pasi të analizojë me kujdes takimet e Kukësit, do ia referojë edhe Skënderbeut në analizën me video që do të zhvillohet një ditë para ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"