Përgatitjet ndaj Lituaninë/ Kombëtarja nis punën në “Selman Stërmasi”, një lojtar braktis grumbullimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2020 | 22:20

Përgatitjet ndaj Lituaninë/ Kombëtarja nis punën në “Selman Stërmasi”, një lojtar braktis grumbullimin

Kombëtarja e Shqipërisë ka lënë pas krahëve triumfi ndaj Bjellorusisë  në transfertë dhe ka filluar sot përgatitjet për ndeshjen ndaj Lituanisë që luhet të hënën në “Air Albania”. 

Kombetarja

Kuqezinjtë kanë zbritur sot në tapet e “Selman Stërmasit”, ku kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore. Trajneri Reja është marrë më shumë me futbollistët që nuk u aktivizuan ditën e djeshme, për shkak të freskisë fizike, ndërsa pjesa tjetër kanë zhvilluar një seancë stërvitore shtrydhëse.

Mësohet se Kombëtares ditën e sotme i është bashkuar edhe mbrojtësi Hysen Memolla, i cili ka lënë pas dëmtimin që nuk i mundësoi që të udhëtonte drejt Bjellorusisë me pjesën tjetër të ekipit. Ai është gati për duelin e të hënës dhe do të jetë një alternativë më shumë për krahun e majtë të mbrojtjes, ku Trashi ishte alternativa e vetme deri tani. Gjithashtu vlen të theksohet se nën urdhrat e Rejës për këtë ndeshje do të jetë edhe sulmuesi Armando Broja, që mungoi ndaj Bjellorusisë për shkak të një kartoni të kuq me Kombëtaren U-19.

Broja

Mesfushori Ylber Ramadani është larguar sot nga Shqipëria për t’u kthyer në Danimarkë, për të vazhduar pranë klubit të Vejle riaftësimin nga dëmtimi që e bëri të humbte këto dy sfida e muajit shtator.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"