Përgatitjet anti-Partizan, Pakult u bën zbor lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2018 | 12:28

Përgatitjet anti-Partizan, Pakult u bën zbor lojtarëve

Kukësi vijon përgatitjet në kuadër të sfidës anti-Partizan. Trajneri Pakult nisi seancën me nxehmje, e cila zgjati rreth 30 minuta, e më pas, për rreth 30 minuta, ai zhvilloi një ndeshje kontrolli mes titullarëve dhe pjesës tjetër të ekipit.

pakult

Austriaku është “maniak” i disiplinës dhe i rregullave, e në një moment që ekipi nuk zbatoi fiks ato që iu tha, ndërpreu procesin, grumbulloi lojtarët dhe u tha se nuk ishte i kënaqur e çdo gjë duhet të bëhej siç ai thotë, askush nuk mund të bëjë të kundërtën.

pakult

Më pas, ndeshja e kontrollit vijoi me porta “hungareze”, 5 titullarë kundër 5 lojtarëve jo titullarë, ku tekniku kërkoi perfeksionin. E njëjta gjë vijoi dy herë nga 15 minuta. Në fund stërvitja u mbyll me vrapime përreth fushës, ndërkohë që austriaku është shumë strikt në orare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"