Përgatitjet anti-Jang Bojs, Kale lë pas dëmtimin në shpatull. Katër lojtarë të Tiranës në “bokse

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2020 | 11:22

Përgatitjet anti-Jang Bojs, Kale lë pas dëmtimin në shpatull. Katër lojtarë të Tiranës në “bokse

Elton Kale është lojtari i cili ka lënë pas dëmtimin në shpatull. Dje ai ka punuar me ekipin dhe është i gatshëm që të luajë edhe në miqësoren e së dielës. Idriz Batha, Erjon Hoxhallari, Marsel Ismajlgeci dhe Derrik Sasraku. Të katërt janë stërvitur veçmas.
elton kale
Me shumë mundësi ditën e hënë, me grupin bashkohen Batha, Hoxhallari dhe Ismajlgeci. Sasraku do të shihet me kujdes se si do të ecë. Nga ana tjetër, Emanuel Egbo dje ka punuar me ushtrimet një kundër një dhe gjuajtjet në portë. Trajneri ka kërkuar saktësi nga të gjithë, duke filluar nga mbrojtësit, mesfushorët dhe sulmuesit.
KOBINAH
Uinful Kobina pritet të jetë këto ditë në Tiranë dhe me shumë mundësi të hënën do të jetë në stërvitje. Nëse nuk ia del të jetë në stërvitje të hënën, edhe ganezi e ka humbur sfidën me Jang Bojsin. Për t’u zbuluar se cili do të jetë lojtari i radhës që bashkohet në ekip, pas Dansosë, që ende nuk është paraqitur te bardheblutë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"