Përgatitet “bombardim” nga ajri, Anglia merr masat për Skocinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2021 | 9:12

Përgatitet “bombardim” nga ajri, Anglia merr masat për Skocinë

Anglia përballet me Skocinë në një ndeshje ku mund të sigurojë kualifikimin për më tej. Mirëpo, trajneri i “Tre Luanëve” po përgatit të tijtë për “bombarim’ nga ajri në “Uembli”.

anglia

Skocia do të shtyjë fort në këtë ndeshje, edhe pas humbjes 2- 0 nga Çekia në sfidën e parë. Për ta konfirmuar këtë, Anglisë i mjafton edhe deklarata e trajnerit çek. “Skocia bënte një lojë të thjeshtë, me topa të gjatë nga ajri. Për këtë, na duhej një mbrojtje e mirë dhe ia dolëm”, tha Jaroslav Silhavi, trajneri i çek pasi triumfoi përballë Skocisë.

Taktikë, e cila është pasur parasysh nga stafi i Sauthgejtit gjatë këtyre ditëve. Xhek Gruilish nuk është stërvitur me grupin këtë të martë dhe shpresat janë që sot të mund të bashkohet nën urdhrat e Sauthgejt. Gjithashtu, Xhon Stons ka bërë një stërvitje të pjesshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"